KQZ-ja i certifikon rezultatet e balotazhit për kryetarë në 18 komuna - NACIONALE

KQZ-ja i certifikon rezultatet e balotazhit për kryetarë në 18 komuna

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës dhe mori vendim për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave, të cilat janë mbajtur më 9 nëntor.

Rezultatet u certifikuan për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klina, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Gjatë kësaj mbledhje të KQZ-Së nga kryesuesi i saj, Kreshnik Radoniqi tha se asambleja komunale e Istogut nuk votohet sot pasi ka ende çështje që mund të parashtrohen ankesa.

Lajme të ngjashme