KQZ-ja gati për zgjedhjet e së dielës, sot shpërndahen materialet zgjedhore - NACIONALE

KQZ-ja gati për zgjedhjet e së dielës, sot shpërndahen materialet zgjedhore

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kosova është bërë gati për zgjedhjet lokale. KQZ-ja sot do të bëjë shpërndarja e materialit zgjedhor nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e 12 tetorit.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e së dielës është 2 milionë e 69 mijë e 98. Prej tyre, nga jashtë Kosovës janë regjistruar për votim 43 mijë e 993 qytetarë me të drejtë vote, sipas të dhënave të KQZ-së.

Në garë për zgjedhjet e rregullta lokale janë 206 kandidatë për kryetarë dhe mbi 5 mijë për këshilltarë komunalë.

Lajme të ngjashme