KQZ fillon shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit - NACIONALE

KQZ fillon shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër tërë Kosovën për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen nesër.

Në mesin e materialeve të shpërndara janë edhe fletëvotimet, listat përfundimtare të votuesve dhe vulat, të cilat vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit dhe të dielën, para votimit, do të dërgohen në Qendra të Votimit.

Sipas vendimit të KQZ-së, për këto zgjedhje janë shtypur gjithsej 1 milion e 778 mijë e 300 fletëvotime. Prej tyre, 1 milion e 605 mijë janë të destinuara për votimin në vendvotimet e rregullta, 19 mijë e 450 për votimin me kusht, 13 mijë e 500 fletëvotime rezervë, si dhe 3 mijë e 500 për votimin e personave me nevoja të veçanta.

KQZ-ja ka njoftuar se edhe në këto zgjedhje numri i fletëvotimeve të shtypura është më i ulët se numri i përgjithshëm i votuesve me të drejtë vote dhe kjo praktikë bazohet në analizat e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e kaluara zgjedhore.

Lajme të ngjashme