KQZ del me njoftim pas moscertifikimit të Listës Serbe: Mund të ankohen në PZAP dhe Supreme - NACIONALE

KQZ del me njoftim pas moscertifikimit të Listës Serbe: Mund të ankohen në PZAP dhe Supreme

9 muaj më parë

nga NACIONALE

1 mijë e 146 kandidatë nga 23 subjekte politike janë certifikuar për të garuar për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, tha Komisioni Qendror Zgjedhor në një komunikatë për media.

Në këtë mbledhje nuk u certifikuan kandidatën e Listës Serbe, thanë nga KQZ-ja, dhe se ata mund të ankohen në PZAP dhe Gjykatë Supreme.

Komunikata:

Prishtinë, 10 dhjetor 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 95-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në pjesën e parë të mbledhjes, KQZ,për pjesëmarrje në zgjedhje, mori vendime të veçanta për certifikimin e kandidatëve për deputetë të 23 subjekteve politike, prej të cilave 17 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidati të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 1,146 kandidatë.

Lista me 33 kandidatë për deputetë nga partia politike Lista Serbe nuk mori votat e nevojshme për certifikim.

Në këtë mbledhje, KQZ ceritifikoi vetëm 42 nga 43 kandidatët e subjektit politik KOALICIJA VAKAT nga radhët e komunitetit boshnjak, për shkak të situatës së padefinuar tërësisht dhe pretendimeve se një nga kandidatet nga kjo listë i përket etnisë shqiptare.

Ndaj këttyre vendimeve të KQZ-së për moscertifikim, mund të parashtrohet ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar në këtë mbledhje (10 dhjetor 2025) është:

Lajme të ngjashme