KQZ bëhet gati për balotazh, certifikon listën e votueseve për raundin e dytë të zgjedhjeve - NACIONALE

KQZ bëhet gati për balotazh, certifikon listën e votueseve për raundin e dytë të zgjedhjeve

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën e votueseve për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar, që do të mbahet më 9 nëntor në 18 komuna.

KQZ-ja ka bërë me dije se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve është 1,346,397 votues.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet e këtyre komunave është 1,316,672 votues, ndërkaq numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës dhe që i takojnë këtyre komunave është 29,725 votues.

“Duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore Nr. 03/2024 për krijimin, kundërshtimin dhe konfirmimin e Listës Votuese, Lista Votuese brenda vendit, e raundit të dytë, është plotësuar me personat që nga data 13 tetor deri më 9 nëntor 2025 arrijnë moshën e votimit, ndërkaq janë larguar personat që nga shtatori i këtij viti kanë hequr dorë nga shtetësa e Kosovës apo që kanë ndërruar jetë”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 525 Qendra të Votimit me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 1,628 vendvotime dhe 18 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 20 vendvotime.

Lajme të ngjashme