KQZ aprovon mbi 82 mijë pako të votimit me postë, refuzohen gati 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë, të ardhura deri më tani në Kosovë.
Sipas KQZ-së, nga 85,790 pako të shqyrtuara, janë aprovuar 82,809, ndërsa 2,981 janë refuzuar. Arsyeja kryesore e refuzimit ishte mungesa e dëftesës së regjistrimit, e evidentuar në 2,552 raste.
“Arsyet e tjera, më pak të shprehura, lidhen me rastet kur në një pako janë përfshirë më shumë se një fletëvotim ose më shumë se një person”, njoftoi KQZ.