KQZ: Afati për deklarim në zgjedhje dhe koalicione deri më 7 maj - NACIONALE

KQZ: Afati për deklarim në zgjedhje dhe koalicione deri më 7 maj

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se partitë politike kanë afat deri më 7 maj për të deklaruar pjesëmarrjen, mospjesëmarrjen apo koalicionet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se afati 7-ditor ka nisur më 1 maj. Gjatë kësaj periudhe, 53 partitë e regjistruara duhet të njoftojnë institucionin përmes zyrës përkatëse për regjistrim dhe certifikim.

Për informacione shtesë, KQZ ka vënë në dispozicion një numër kontakti gjatë orarit zyrtar.

Lajme të ngjashme