KPM për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës: Rasti do të trajtohet në mbledhjen e 16 qershorit
Komisioni i Pavarur i Meidave (KPM), që është organ që licenson mediet, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndëmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e licensës së “Klan Kosovës”.
KPM-ja ka theksuar se është duke e analizuar rastin konform ligjit për KPM-në, ndërsa rasti do të trajtohet edhe në mbledhjen e ardhshme të KPM-së, që mbahet me 16 qershor 2023.
“Njoftim
Komisioni i Pavarur i Mediave është vënë në dijeni se sot Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ia ka pezulluar çertifikatën e biznesit shoqërisë tregtare "Klan Kosova sh.p.k".
Komisioni është duke e analizuar rastin konform Ligjit për KPM-në dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me dhënien e licencës dhe vlerësimin e aplikacioneve për licencë.
Rasti do të trajtohet në mbledhjen e KPM-së të premten më 16 qershor 2023.” – thuhet në njoftimin e KPM-së.