KPM-ja kodon “reality show”, ku bën pjesë edhe “Big Brother”
Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur t’i kodojë emisionet “Reality Show”, ku një prej tyre, është edhe “Big Brother”.
Sipas “Betimi për Drejtësi”, KPM-ja sot miratoi ndryshimin e rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale, audo dhe audiovzuele.
Kjo, sipas kryetarit të bordit, Jeton Mehmeti, është bërë me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet që mund të ndikojnë.
“Mbrojtja e fëmijëve nga zhanret e reja televizive të emëruara si “reality shoë”. Mund të ndikojnë në gjuhën e tyre, sjelljet e tyre. Të gjitha programet “reality shoë” duhet të jenë të koduara.” – citohet të ketë thënë ai.