KPK mban takimin e 272-të, miraton avancime dhe vendime të rëndësishme - NACIONALE

KPK mban takimin e 272-të, miraton avancime dhe vendime të rëndësishme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këshilli Prokurorial i Kosovës, nën drejtimin e kryesuesit Ardian Hajdaraj, mbajti takimin e 272-të ku u morën disa vendime për funksionimin e sistemit prokurorial.
U avancuan disa prokurorë në Prokurorinë e Apelit dhe në Prokuroritë Themelore të Gjakovës e Prizrenit, ndërsa u transferua prokurori Arben Ismajli në Gjilan. Po ashtu, KPK vendosi të propozojë lirimin nga detyra të dy prokuroreve dhe themeloi dy panele hetimore disiplinore.
U miratuan gjithashtu rregullore dhe udhëzime të reja, si dhe marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale.

E plotë

Mbahet takimi i 272-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 3 shtator 2025 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën drejtimin e Kryesuesit Ardian Hajdaraj, mbajti takimin e radhës, në të cilin mori vendime të rëndësishme në lidhje me funksionimin e sistemit prokurorial. Vendimet kryesore janë si vijon:

1. U miratuan procesverbalet e takimeve të 270-të dhe 271-të të KPK-së.

2. U miratua Udhëzimi Administrativ për caktimin e normës orientuese për prokurorët e shtetit * me ndryshim) , i cili hyn në fuqi menjëherë nga data e miratimit.

3. U miratua Rregullorja për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, me dy ndryshime).

4. U miratua raporti për kandidatët e propozuar për avancim në Prokurorinë e Apelit, si dhe u refuzua një kundërshtim i një prokurori dhe u avancuan prokurorët Sebahate Hoxhaj – Pepaj, Dëshirë Jusaj dhe Kujtim Munishi, nga data 15 shtator 2025.

5. U miratua raporti për kandidatët e propozuar për avancim në Prokurorinë Themelore në Gjakovë; u avancuan prokurorët Shqiponjë Jupa dhe Qazim Kuçi, të cilët do të fillojnë punën në Departamentin për të Mitur, nga data 8 qershor 2025.

6. U miratua kërkesa për avancim në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe u vendos shpallja e konkursit për avancim nga data 8 shtator 2025.

7. U caktua anëtari i KPK-së, Arian Gashi, në detyrën e anëtarit të Komisionit për Kushtet e Tregut.

8. U caktua prokurori Qazim Kuçi nga Prokuroria Themelore e Gjakovës si mentor në Akademinë e Drejtësisë.

9. U transferua përhershëm prokurori Arben Ismajli nga Prokuroria e Apelit në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nga data 15 shtator 2025.

10. U përditësua lista e prokurorëve që shërbejnë në panele hetimore dhe u caktuan katër anëtarë të rinj.

11. U vendos të propozohet te Presidentja e Republikës lirimi nga detyra i prokuroreve Merita Bina – Rugova nga Prokuroria Speciale dhe Fikrije Sulejmani nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

12. U autorizua kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial dhe Policisë së Kosovës për ruajtjen e të dhënave ndërinstitucionale.

13. U autorizua Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, z. Sami Istrefi, për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial për transferimin e përgjegjësive të mirëmbajtjes së Objektit C në Pallatin e Drejtësisë.

14. U miratua raporti përfundimtar i Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve (referenca KVPP/407/2025), për vlerësimin e shtatë prokurorëve me mandat të përhershëm.

15. U themelua paneli hetimor për fillimin e hetimeve në rastin disiplinor AD.nr 9/25 ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prizren.

16. U themelua paneli hetimor për fillimin e hetimeve në rastin disiplinor AD.nr 05/25 ndaj një prokurori të Prokurorisë Speciale.

17. U refuzua kërkesa e Institucionit të Avokatit të Popullit për një hetim disiplinor.

18. U miratua plotësimi dhe ndryshimi i Vendimit të Këshillit Prokurorial Nr. 77/2018.

19. U autorizua Komisioni për Çështje Normative për ndërmarrjen e veprimeve për fuzionimin e dy komisioneve sipas dispozitave të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

20. U autorizua Komisioni për Çështje Normative për hartimin e Rregullores për mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin prokurorial.

Lajme të ngjashme