KPK-ja sërish e dërgon emrin e Blerim Isufajt për kryeprokuror, Presidenca: Ka ardhë një letër nga z. Maloku
Duket se Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK) sërish e ka dërguar emrin e Bleirm Isufajt në Presidencë për pozitën e Kryeprokuorti të ri të Shtetit.
Gazeta Nacionale ka kontaktua Presidencën për këtë çështje. Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes Vjosa Osmani, ka treguar se kanë pranuar një letër nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial (KPK), Jetish Maloku.
Megjithatë, ai nuk ka treguar se për çfarë bëhet fjalë.
“Ka ardhë një letër nga z.Maloku, sapo ta shohim ju njoftojmë”, ka thënë Kupina.
Para tri jave, presidentja Osmani ka refuzuar të dekreton Bleirm Isufajt për Kryeprokuror të ri të Shtetit.