Kosova dhe Luksemburgu nënshkruajnë dy marrëveshje për bashkëpunim - NACIONALE

Kosova dhe Luksemburgu nënshkruajnë dy marrëveshje për bashkëpunim

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova dhe Luksemburgu sot kanë nënshkruar Marrëveshjen Dypalëshe për Bashkëpunim për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit (MM).

Të dyja marrëveshjet janë nënshkruar nga Zëvendëskryeministër i Parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Ministrja për Bashkëpunim për Zhvillim dhe Çështje Humanitare e Luksemburgut, Franz Fayot.

Marrëveshja Dypalëshe është e vlefshme deri në vitin 2030 dhe MM-ja pasqyron fushat e ndërhyrjeve, të dakorduara në mënyrë reciproke, për periudhën 2023-2025. Sektorët prioritarë për bashkëpunimin e përbashkët zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut do të jenë: 1. Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP); 2. Shëndetësia; 3. Rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse; dhe 4. Fuqizimi i Shoqërisë Civile në Kosovë. Vlera e kontributit indikativ financiar i dhënë nga Dukati i Madh i Luksemburgut për zbatimin e projekteve dhe programeve në sektorët prioritarë të radhitur më lart është përcaktuar të jetë tridhjetë e pesë (35) milionë euro gjatë periudhës trevjeçare ndërmjet datës 1 janar 2023 dhe 31 dhjetor 2025”, është thënë në njoftimin për medie të Qeverisë.

Lajme të ngjashme