Kosovë: Moti sot me vranësira dhe intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot me varnësira dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, teperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet - 2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull, thotë IHMK-ja.
Njoftimi i plotë:
E mërkurë - Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet - 2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.