Kosovari harron se është në Zvicër, tejkalon shpejtësinë - policia ia merr lejen
Një djalë 18-vjeçar në Zvicër ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar, dhe të njëjtit i është marrë patentë shoferi, po atë ditë që e ka fituar.
Policia Kantonale e Aargaut ka kryer të enjten një kontroll të shpejtësisë, duke përdorur aparatin laser dhe gjatë kontrollit janë ndaluar tre ngasës të shpejtë, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Aargauer Zeitung, 18-vjeçari kosovar nga regjioni është kontrolluar dhe raportuar në prokurorinë publike përgjegjëse.
Më vonë, policia kishte njoftuar se kosovari ende nuk kishte patentë shofer me vete, pasi që po atë ditë e kishte tejkaluar testin e ngasjes.
Nga tre ngasësit që ishin ndalur të enjten, ishte edhe një gjerman 20-vjeçar, që po ashtu i ishte marrë patentë shoferi, dhe i njëjti ishte duke vozitur në 127 km/h.
Vetëm një shofer 74-vjeçar, të cilit i është matur shpejtësia prej 115 km/h, është lejuar të vazhdojë drejtimin. Pensionisti është raportuar në prokurorinë publike.