Kosovari që akuzohet për vjedhje në Belgjikë, arrestohet në Tiranë - NACIONALE

Kosovari që akuzohet për vjedhje në Belgjikë, arrestohet në Tiranë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në aeroportin e Tiranës është arrestuar kosovari 35 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Belgjikës për veprën penale ‘vjedhje me dhunë’.

Policia shqiptare njoftoi për arrestimin dhe thotë se personi në fjalë është D.R, nga Kosova.

I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, ndalohet në dalje, me qëllim ekstradimin në Belgjikë, 35-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional ‘Sundimi i ligjit’, u finalizua operacioni policor i koduar ‘Gate’, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: D. R., 35 vjeç, banues në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.

Sipas njoftimit të Policisë janë duke vazhduar procedurat për ekstradimin tij në Belgjikë.

Lajme të ngjashme