Kosovarët nuk e ndalin dhunën ndaj grave, për 24-orë, 11 raste të raportuara nga Policia
Dhuna në familjet kosovare nuk ka të ndalur. E cak i sulmeve brenda familjes në të shumtën e rasteve janë gratë. Veç për 24 orët e fundit, në polici janë raportuar njëmbëdhjetë raste të dhunës brenda familjes.
Në rajonin e Prishtinës, sipas raportit policor janë raportuar pesë raste të dhunës.
Në vazhdim ju listojmë rastet e dhunës të raportuara:
Në Prishtinë, policia e ka arrestuar të dyshuarin kosovar pasi që i njëjti thuhet të ketë ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Edhe në Lipjan policia ka arrestuar një person me dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Në Prishtinë është arrestuar edhe një femër kosovare e cila ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, femër kosovare.
E në Obliqiq, i dyshuari e ka rrahur babanë e tij.
“Obiliq 06.07.2022 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.
E dhunë në familje kishte ushtruar edhe një person tjetër në Prishtinë.
“Prishtinë 28.06.2022 – 15:20. Me 06.07.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ditë më parë kishte shkaktuar dhunë në familjen e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Dhunë pati edhe në Fushë Kosovë.
“Fushë Kosovë 06.07.2022 – 10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Në Ferizaj, viktima femër kosovare ka informuar se është ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Edhe në Dragash u arrestua e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në Mitrovicë të Jugut, u arrestua është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.