Kosovarët ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë në fundjavë, pamje nga kolonat - NACIONALE

Kosovarët ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë në fundjavë, pamje nga kolonat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Motin e nxehtë e ditët e fundjavës, mijëra kosovarë i kanë shfrytëzuar për të marrë rrugë drejt bregdetit shqiptar.

Kolona kilometrike janë vërejtur që në orët e para të mëngjesit të së shtunës në segmentin Morinë -Kukës të Rrugës së Kombit, tek Ura e Drinit të Zi, raporton OraNews.

Mijëra qytetarë nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobuzë po i drejtohen bregdetit shqiptar. Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare të shtunën ne mengjes kanë kaluar pikën kufitare të Morinës, rreth 40 mijë shtetas të kosovës ndërsa në 25 ditët e para të Gushtit, kanë hyrë në Shqipëri mbi 400 mijë shtetas të Kosovës.

Në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë, nuk ka kontrolle për qytetarët, që kalojnë në të dyja vendet, kjo për shkak të marrëveshjes mes dy qeverive për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Lajme të ngjashme