Kosova zhvilloi seancën e fundit stërvitore, konfirmohet raportimi i Nacionales për mungesën e Rrahmanit
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes kundër Irlandës Veriore.
Përmes një njoftimi zyrtar, FFK e ka konfirmuar atë që Gazeta Nacionale raportoi gjatë mbrëmjes se Amir Rrahmani nuk ia ka dalë që të jetë gati për të qenë protagonist në fushë për përballjen e ditës së nesërme.
Ai ka udhëtuar në Belfast, por edhe sot është stërvitur i vetëm. Gazeta Nacionale përmes burimeve të veta gjatë javës raportoi se Rrahmani po ndien një shqetësim në ligamentet e kyçit të këmbës. Nuk bëhet fjalë për diçka serioze, porse akoma nuk po arrin të jetë në gjendjen më të mirë fizike.
Në shkrimin e mëposhtëm të publikuar nga FFK mund t’i shikoni edhe fotografitë nga seanca e sotme stërvitore.