Kosova vend pritës i "Defender Europe 23" - NACIONALE

Kosova vend pritës i "Defender Europe 23"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Kosova do të jetë vend pritës i "Defender Europe 23".

Në postimin e Mehajt në Facebook, njoftohet se ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane.

“Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit "Defender Europe 23". Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi. Në "Defender Europe 23", ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane. Ushtrimi "Defender Europe 23", do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë.” – shkroi Mehaj në Facebook.

Lajme të ngjashme