Kosova të zbatojë marrëveshjen “pa vonesa”, kërkon Ramush Haradinaj - NACIONALE

Kosova të zbatojë marrëveshjen “pa vonesa”, kërkon Ramush Haradinaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – që ka qenë edhe kaherë më vokali në mbështetje të marrëveshjes franko-gjermane edhe më shumë se vetë qeveria kosovare – ka kërkuar që Kosova “të zbatojë pa vonesa” marrëveshjen bazik dhe të mos mbetet peng i destruktivitetit të Serbisë.

“Kosova në një situatë të tillë, pa e patur nevojën të dëshmojë sa e keqe është Serbia, duhet ta ndjek kursin e saj euroatlantik dhe t'i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë Planin Franko-Gjerman. Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, por të vazhdojë perspektivën e saj që është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE”, ka shkruar Haradinaj.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Kosova në vazhdimësi ka dëshmuar se është pro vlerave perëndimore dhe euroatlantike dhe gjithnjë konstruktive në qasjen e saj për të arritur një marrëveshje përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë.

Serbia nga ana tjetër në vazhdimësi ka sabotuar përpjekjet për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje midis dy vendeve duke synuar ta rikthejë kohën e konflktit. Nuk ka asnjë dyshim se këtë kurs po e ndjek edhe sot.

Kosova në një situatë të tillë, pa e patur nevojën të dëshmojë sa e keqe është Serbia, duhet ta ndjek kursin e saj euroatlantik dhe t'i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë Planin Franko-Gjerman. Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, por të vazhdojë perspektivën e saj që është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE.

Lajme të ngjashme