Kosova synon anëtarësimin në BE deri më 2030, optimiste Osmani
Kosova s’ka ende status të vendit kandidat dhe ka pesë shtete mosnjohëse brenda Bashkimit Evropian, por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se mes viteve 2028-2030 vendi synon anëtarësimin në unionin evropian.
Kështu është shprehur ajo gjatë një prononcimi në Samitin e Kopenhangën për Demokraci, ku ka folur edhe për bllokadat që i has Kosova si rasti i Serbisë.
“Siç e dini, Kosova kufizohet me Serbinë, vend që jo vetëm së voni, por sidomos së voni është dëshmuar të jetë dorë e zgjatur, shumë besnike e Rusisë, që përpiqet të luajë me ato lojërat e [presidentit rus, Vladimir]Putinit në Ballkan Perëndimor duke hapur një front të ri ndaj Perëndimit”, tha Osmani.