Kosova strehon gazetaren e nëntë ukrainase
Gazetarja e radhës ukrainase, Kateryna Bilobrova, ka mbërritur në Kosovë si pjesë e programit “Journalists in Residence –Kosovo”
Ajo në aeroport është mirëpritur nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, Zyrtarja Ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, përfaqësueses së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.
Bilobrova është gazetarja e nëntë që strehohet në Kosovë në kuadër të programit JiR, i cili mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.