“Kosova shtet i përkohshëm”, Durmishi e mbron Aliun: Nuk më duket se ka thënë ndonjë deklaratë aq skandaloze
Hysen Durmishi, zëvendësministër i Infrastrukturës, e ka komentuar deklaratën e Liburn Aliut, ministër i Infrastrukturës, rreth “përkohshmërisë” së shtetit të Kosovës.
Durmishi ka ndjekur linjën e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se Aliu ishte i ftuar në një emision festiv.
Tutje, ai ka theksuar se nuk mendon që Aliu ka thënë ndonjë deklaratë aq skandaloz.
“Nuk më duket që ai, ministri në këtë rast Liburni, ka thënë ndonjë deklaratë që është aq skandaloze. Në një emision festiv ka fol, sepse më së pari, LVV-ja krejt angahzimin e saj e ka për bashkimin kombëtar” – deklaroi ai, ndër të tjera.
Por çfarë kishte thënë Aliu?
“Unë mendoj që Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë. Rruga është normale, zhvillimi ekonomik, qarkullimi i vazhdueshëm brenda gjithë ballkanit, do ta kthejë në vendin e vet ku do të shuhen të gjitha ato shovinzimat e të gjithë do të ktheheshin në vendin e vet”, ka thënë ai në T7.