Kosova “shkeli germën dhe frymën e marrëveshjeve” me shpërbërjen e Ekipit Menaxhues, thotë Bashkimi Evropian - NACIONALE

Kosova “shkeli germën dhe frymën e marrëveshjeve” me shpërbërjen e Ekipit Menaxhues, thotë Bashkimi Evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me shpërbërjen e Ekipit Menaxhues pala kosovare “shkeli germën dhe frymën e marrëveshjeve të Dialogut”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje me shkrim dërguar Nacionales. Madje Stano e quan “vendim të raportuar të Kosovës” duke lënë të kuptohet se nuk kanë pranuar një vendim të tillë në kuadër të dialogut të fascilituar nga BE. Zëdhënësi shprehet se ky Ekip Menaxhues “duhet të qëndrojë në vend” deri në miratimin përfundimtar të një statuti të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

“Në lidhje me vendimin të raportuar të Kosovës për të shpërbërë Ekipin Menaxhues, marrëveshjet në Dialog qartësisht thonë se Ekipi Menaxhues duhet të qëndrojë në vend deri kur të miratohet statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kjo nuk është ende rasti. Drafti i parë për statutin u paraqit nga Ekipi Menaxhues më 2 maj në Dialogun e Nivelit të Lartë, që tash nis procesin e negociatave. Prandaj, vendimi për të shpërbërë Ekipin Menaxhues shkel germën dhe frymën e marrëveshjeve të Dialogut. Për çfarëdo vendimi që ka të bëjë me Ekipin Menaxhues duhet të ketë pajtim brenda kornizës së Dialogut të Lehtësuar nga BE”, tha Stano për Nacionalen.

Stano më tej tregon se në vijim Përfaqësusesi Special i BE’së i ngarkuar me çështje të dialogut, Miroslav Lajçak, do të ftojë kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për të nisur negociatat mbi statutin e Asociacionit. E madje, ai thotë edhe se vetë Përfaqësues i Lartë Josep Borrell u ka thënë liderëve më 2 maj se nëse është e nevojshme do të ftohen edhe ata për t’u bërë pjesë e procesit të negociatave mbi statutin.

“Lehtësues i BE’së do të ftojë kryenegociatorët dhe ekspertët e tyre për të nisur mbi statutin. Presim nga të dyja Palët të angazhohen konstruktivisht dhe në frymë të mirë, dhe të konkludojnë negociatat shpejtë. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, u ka thënë Palëve më 2 maj që të ftohen për të marrë pjesë në proces nëse është e nevojshme, gjë që do të përcaktohet nga Lehtësuesi i BE’së”, tha Stano për Nacionalen.

Lajme të ngjashme