Kosova përfundimisht jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, ankohet zëvendësi i Gërvallës
Kosova mbeti jashtë agjendës së punës së Komitetit të Ministrave të Këshllit të Ministrave.
Kështu konfiroi vetë Zëvendës Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.
Kushtëzimi i Kosovës për anëtarësim në KiE kishte të bënte me dërgimin e draft-Statutit të BE-së për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe në Gjykatë Kushtetuese.
“Megjithëse të gjitha standardet janë përmbushur dhe secili kriter është plotësuar, anëtarësimi i Republikës së Kosovës nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të Këshillit të Evropës, i cili mbahet sot dhe nesër në Luksemburg”, u ankua Ahmeti.