Kosova nën sanksione të ShBA-së, Gërvalla e falënderon Blinken-in për “besimin”
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nga New York-u, ka njoftuar për një “takim të shkurtër” me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, të cilin e quajti “koleg të nderuar”, bashkërisht me Ministren kanadeze të Jashtme, Melanie Joly.
“Si gjithmonë, lidhja mes Kosovës dhe ShBA-së ishte në dukje në bisedimin tonë të shkurtër por substancial. Mirënjohës për besimin dhe sinqeritetin. Gjithashtu krenare ta quaj Kanadën mik dhe aleat”, ka shkruar Gërvalla.
A pleasure again to meet my esteemed colleagues 🇨🇦 Mélanie Joly and 🇺🇸 Antony Blinken.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 21, 2023
As always, the deep bond between 🇽🇰 and 🇺🇸 was on display in our brief but substantial exchange. Grateful for the trust and openness! Proud as well to call Canada an ally and a friend. pic.twitter.com/GLlX8IYcpT