"Kosova nuk i harron të bijtë e saj": Krasniqi lavdëron protestën e sotme në Hagë - NACIONALE

"Kosova nuk i harron të bijtë e saj": Krasniqi lavdëron protestën e sotme në Hagë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nuk mori pjesë fizikisht në demonstratën e sotshme në Hagë, megjithatë deklaroi se ishte i pranishëm shpirtërisht dhe me mendjen e tij.

Përmes një publikimi në platformën Facebook, ai shprehet se sot mijëra bashkëqytetarë dhe bashkatdhetarë, nga të gjitha anët e vendit dhe nga e gjithë bota, u mobilizuan si një entitet i vetëm për të kërkuar drejtësi.

"Me sy e me zemër sot në Hagë, ku me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi. Për të mbrojtur çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë për liri. Kosova nuk i harron bijtë e saj", ka shkruar i pari i PDK-së.

Lajme të ngjashme