Kosova në Botërorin e Xhudos me katër garuese, por pa Nora Gjakovën
Kampionati Botëror i Xhudos po afrohet dhe ekipi kombëtar i Kosovës në këtë sport ka bërë të ditur pjesëmarrësit, të cilët do të jenë gjithsej katër, por çka bie në sy është mungesa e kampiones olimpike, Nora Gjakova.

Gara më e rëndësishme e Xhudos për Kosovën, pas Lojërave Olimpike Tokio 2020, do të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit nga 6 tetori deri më 13 tetor të këtij viti.
Kosova përfaqësohet me katër garuesit e saj në kategori të ndryshme, ku ekipit i prinë kampionia olimpike, Distria Krasniqi, që do të luftojë në kategorinë deri 52 kilogram, ndërsa pjesëmarrësit tjerë janë: Flaka Loxha (-57 Kg), Laura Fazliu (-63 Kg) dhe Loriana Kuka (-78 Kg).
Mungesë tjetër e ekipit kombëtar të Kosovës është edhe Akil Gjakova, ku së bashku me motrën Norën, mungojnë si shkak i lëndimeve të pësuara.

Distria është e para që do të garojë, ku lufta e saj për medalje nis të premten, Flaka garon të shtunën, Laura të dielën dhe e fundit në program është Loriana që lufton të martën.
Vlen të cekët se kjo garë sjellë pikët më të mëdha olimpike për Lojërat e Parisit 2024.