Kosova në Bordin e Paqes të drejtuar nga Trump “lajm i madh për vendin”, thotë Haziri
Aderimi i Kosovës në iniciativën e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, është “lajm i madh për Kosovën”, ka thënë Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Është lajm i madh për Kosovën, pjesëmarrja në iniciativën për paqe që Presidenti Trump sot në Davos e konfirmoi si proces i paqes. Kosova më shumë se çdo vend tjetër është falënderuese dhe mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Haziri për FrontOnline.
“Natyra e përfaqësimit është e qartë, pasi Presidentja Osmani tash e disa vjet e përfaqëson Kosovën në takimet më të larta ndërkombëtare dhe rajonale”, deklaroi Haziri.
“Kryeministri Kurti është në kufizime serioze për kontakte në nivele të tilla, për shkak të gjendjes brenda Kosovës”, tha nënkryetari i LDK-së.