Kosova në BiP, Kasolli: Thelbësore që vendi të jetë në linjë me ShBA-në - NACIONALE

Kosova në BiP, Kasolli: Thelbësore që vendi të jetë në linjë me ShBA-në

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes vlerësohet si zhvillim me rëndësi strategjike, që rrit qasjen në Shtëpia e Bardhë dhe forcon sigurinë e vendit.

Opinionisti Afrim Kasolli tha se “ne e dimë peshën reale të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare”, por theksoi se është thelbësore që vendi të jetë në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Kosova duhet të japë “kontributin e saj modest, qoftë ushtarak apo financiar”, përfshirë misionet paqeruajtëse si ai që pritet në Gazë.

Kasolli shtoi se “fakti që institucioneve të Kosovës u krijohet akses i drejtpërdrejtë në Shtëpinë e Bardhë nuk është pak”, duke e cilësuar këtë si garanci shtesë ndaj tensioneve me Serbinë.

Lajme të ngjashme