Kosova ndër vendet e para kontribuuese në ISF, reagon Osmani - NACIONALE

Kosova ndër vendet e para kontribuuese në ISF, reagon Osmani

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për përfshirjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës si një nga vendet e para kontribuuese në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë (ISF), brenda Bordit të Paqes, të nënshkruar më herët në Davos.

Osmani theksoi se ky zhvillim është rezultat i bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe Presidentin amerikan, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm për forcimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës në fushën e sigurisë dhe paqes.

“Jam shumë krenare për arritjet e jashtëzakonshme që Kosova ka bërë duke u bërë anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe një nga anëtaret e para kontribuuese të ISF-së, falë partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Presidentin amerikan”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme