Kosova mbushet me banerë të Hashim Thaçit dhe të deklaratës së famshme të Pavarësisë
Në prag të 17 shkurtit, përvjetorit të 16 të Pavarësisë së Kosovës vendi është mbushur me banerë të atij që e lexoi deklaratën e mëvetësisë.
Ish-Presidenti e ish-Kryeministri Hashim Thaçi, i cili po përballet me akuza nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ndonëse jo fizikisht, vazhdon të jetë prezent në mendjen e secilit, kur vie puna e datës më të rëndësishme të Republikës.
Shumë banerë me fotografi të tij e të disa nga fjalive kryesore të shpalljes së Pavarësisë, janë parë gjatë ditës në krejt vendin.
Fotografitë:





