Kosova liberalizoi njëanshëm vizat për Bosnjen, Rohde: Dodiku shpërfill popullit e vet - NACIONALE

Kosova liberalizoi njëanshëm vizat për Bosnjen, Rohde: Dodiku shpërfill popullit e vet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nga dita e parë e vitit të ardhshëm, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se do të zbatojë “njëanshëm” lëvizjen e lirë pa regjim vizash për shtetasit e Bosnje-Hercegovinës, marrëveshje kjo në kuadër të Procesit të Berlinit por e bllokuar nga entiteti serb i BeH-së, “Republika Srpska”.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, duartrokiti vendimin e ekzekutivit kosovar për zbatimin e lëvizjes vetëm me letërnjoftime, ndërsa tha se lideri ultranacionalist serb i Bosnjes-, Milorad Dodik, shpërfill nevojat e popullit të vet për lëvizje të lirë.

Emisari gjerman për rajon Manuel Sarrazin lavdëroi vendimin e Kosovës për të lejuar udhëtim pa viza për qytetarë të Bosnje-Hercegovinës, një hap pozitiv në frymën e Procesit të Berlinit. Në ndërkohë bllokada e Millorad Dodik për të njëjtën për qytetarë të Kosovës tregon shpërfillje për nevojat e popullit të vet për lëvizje të lirë dhe progres”, ka shkruar Rohde në “X”.

Lajme të ngjashme