Kosova harxhoi miliona euro për importimin e domateve, patateve, mollave e qepëve
Instituti “GAP” ka publikuar një grafikë të importeve të ndryshme të pemëve e perimeve.
Sipas “GAP”-it, Kosova vazhdon të importojë gjatë vitit sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve, përkundër që ofrohen subvencione e grante për kultivimin e tyre.
Në grafikë, shihet se Kosova ka importuar 11.9 milionë euro domate, 6.3 milionë euro janë shpenzuar për importimin e patateve. 5.6 milionë euro janë importuar mollë, ndërsa 4.8 milionë euro u shpenzuan për importimin e qepëve.