"Kosova e përkushtuar të ndërtojë partneritete të reja", Osmani takohet me kryediplomatin e Sudanit të Jugut - NACIONALE

"Kosova e përkushtuar të ndërtojë partneritete të reja", Osmani takohet me kryediplomatin e Sudanit të Jugut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e jashtëm të Sudanit të Jugut, James Pitia Morgan.

Pas takimit me kryediplomatin sudanez, Osmani bëri të ditur në X se u diskutuar për potencialin e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

"Gjatë takimit tonë me Ministrin e Jashtëm të Sudanit Jugor, James Pitia Morgan, diskutuam për potencialin e forcimit të bashkëpunimit midis vendeve tona. Kosova është e përkushtuar të vazhdojë të ndërtojë partneritete të reja me shtetet anembanë globit." - tha presidentja Osmani.

Lajme të ngjashme