Kosova e gatshme t’i ofrojë ndihmë Çekisë pas përmbytjeve të mëdha - NACIONALE

Kosova e gatshme t’i ofrojë ndihmë Çekisë pas përmbytjeve të mëdha

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se i është drejtuar përmes një letre homologes së tij çeke, Jana Cernochova, duke i kumtuar gatishmërinë për të ofruar ndihmë ndaj Çekisë pas përmbytjeve të mëdha atje.

I shpreha gatishmërinë për t'iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare”, shkroi Maqedonci:

Postimi i plotë:

Në këto momente të vështira kur Republika Çeke po përballet me përmbytje, në letrën drejtuar homologes sime, Ministres së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, i shpreha gatishmërinë për t'iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare.

Gjersa mendimet tona janë me të gjithë të prekurit, uroj që kjo krizë të kaloj sa më parë, me sa më pak dëme.

Ne qëndrojmë me Republikën Çeke në këtë kohë të rëndë për të dhe shpresojmë për tejkalim të kësaj gjendje të rëndë dhe kthim sa më të shpejtë në normalitet.

Lajme të ngjashme