Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje në fushën e turizmit
Tashmë afro tri vite që kur Izraeli zyrtarisht ka njohur mëvetësinë e shtetit kosovar, Izraeli dhe Kosova në Prishtinë nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët për Bashkëpunim në Fushën e Turizmit, njoftoi Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, në faqen e tyre në Facebook.
Ministri izraelit i Tregtisë u prit nga homologja e saj, Rozeta Hajdari, të cilët bashkërisht vendosën firmën mbi Deklaratë, për çka u tha se marrëveshja “ka për qëllim forcimin e lidhjes ndërmjet dy vendeve duke ndihmuar në zhvillimin e turizmit në përputhje me parimet e respektit reciprok dhe barazisë”.
“Deklarata e Përbashkët parasheh edhe shkëmbimin e informacionit mbi inovacionin dhe digjitalizimin e turizmit dhe ekspertizës me synimin për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm me theks në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe sipërmarrjet fillestare që operojnë në industrinë e turizmit e poashtu edhe shkëmbimin e të dhënave dhe statistikave që do të përmirësojnë përvojën e udhëtimit për të dyja vendet”, thuhet në njoftimin e MINT.