Kosova dhe Bahamas nënshkruajnë marrëveshjen për heqjen e vizave - NACIONALE

Kosova dhe Bahamas nënshkruajnë marrëveshjen për heqjen e vizave

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës: sot në Washington, D.C., u nënshkrua marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit.

Ky hap vjen pas njohjes së Kosovës nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor 2025. Presidenca e Kosovës njofton se marrëveshja forcon partneritetin mes dy vendeve dhe i afron më shumë qytetarët e Kosovës dhe Bahamasit.

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Bahamasit, Davis, u dakorduan se ky është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet dy shteteve.

Lajme të ngjashme