Kosova bëhet edhe me një AKI “ushtarake”, do të quhet AMIS
Shumë shpejt pritet formimi i Agjencisë për Mbrojtje, Intelegjencë dhe Siguri që shkurt thirret AMIS.
Siç raporton Klan Kosova, mbledhja e informatave ushtarake do t’i takojë kësaj agjencie.
Drejtori duhet të jetë pjesëtarë aktiv i FSK-së me gradën gjeneral, por që ka punuar më herët në struktura intelegjente. Ky do t’i raportojë ministrit të Mbrojtjes që e propozon atë bashkë me komandantin e FSK-së.
Më pas emri i drejtori dhe dy zëvendësave të tij, shkon te shefi i Qeverisë, i cili e dërgon te presidentja.
Rekrutimi i ushtarëve në AMIS bëhet me konkurs të brendshëm, ndërsa i punëtorëve si staf civil, me staf të jashtëm.
Projektligji që i hapë rrugë krijimit të kësaj agjencie, është paraparë që të shkojë në Kuvend më 31 gusht 2022, por i njëjti nuk është miratuar ende në Qeveri. Ndërsa, nga MB nuk kanë treguar ende se ku do të vendoset ky institucion.