“Korrupsioni i lidhur me qeverinë”, Hoti numëron gjashtë gjetjet e “IRI”, konfirmohet shqetësimet - NACIONALE

“Korrupsioni i lidhur me qeverinë”, Hoti numëron gjashtë gjetjet e “IRI”, konfirmohet shqetësimet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, me anë të llogarisë së tij në Facebook ka shkruar për gjetjet e hulumtimit nga IRI që u publikua para disa ditëve, e me të cilin u mburr qeveria.

Sipas Hotit, shqetësimet e ngritura, janë kofirmuar. Ai ka numëruar gjashtë gjetjet e këtij raporti.

E plotë:

Hulumtimi nga IRI, që u publikua para disa dite, konfirmon shqetësimet që i kemi ngritur në vazhdimësi:

1. Gjithnjë e më pak qytetarë mendojnë se janë të lirë të shprehin opinionet e tyre, situatë kjo e krijuar nga sulmet e militantëve dhe zyrtarëve të lartë të mazhorancës ndaj analistëve, gazetarëve dhe opozitës.

2. Dështimi më i madh i Qeverisë është në “përmbushjen e premtimeve elektorale”: në secilin sektor, sido që të matet, as për së afërmi nuk janë përmbushur premtimet me të cilat Kurti dhe Osmani kanë marrë besimin e qytetarëve në vitin 2021.

3. Tri problemet më të madha janë: inflacioni, papunësia dhe kujdesi shëndetësor.

4. Lidhur me gjendjen e ekonomisë, 69% të qytetarëve nuk janë të kënaqur.

5. 60% e qytetarëve thonë se çmimet e ushqimeve janë të larta.

6. Korrupsioni është i lidhur me qeverinë.

Lajme të ngjashme