Korenica e mohon lajmin se do të largohet nga VV-ja: Na i marrshit të ligat - NACIONALE

Korenica e mohon lajmin se do të largohet nga VV-ja: Na i marrshit të ligat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme, në media u raportua se deputeti i VV-së, Visar Korenica dhe 10 deputet të tjerë do të largohen nga kjo parti.

Por këto raportime, i ka mohuar Korenica, duke thënë se krejt këto të pavërteta po qarkullojnë shkaku se nuk ka ligj për media.

Ai tutje ka shkruar “Na i marrshit të ligat, çka me ju thanë tjetër”.

“E lëshon një të pavërtetë (shkaravinë) një portal si ky i qimit (syri .tv) e disa mediat në Kosovë nuk hezitojnë me e shpërnda pa konfirmu vërtetësinë. Përse? Sepse nuk ka ligj për media, sepse nuk çmohet etika por shantazhi dhe mezi presin lajm prej kazani që flet keq për partinë në pushtet.

Gjithçka e çdo ogurzi në emër të lirisë së shprehjes!

Na i marshit të ligat, çka me ju thënë tjetër!”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme