Koreja Veriore hodhi raketë balistike që kaloi mbi territorin e Japonisë - NACIONALE

Koreja Veriore hodhi raketë balistike që kaloi mbi territorin e Japonisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Koreja Veriore ka hedhur një raketë mbi territorin e Japonisë. Ky duket një eskalim i dukshëm për ta marrë vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit.

Raketa balistike fluturoi 4.500 kilometra para se të binte në Oqeanin Paqësor – mjaftueshëm larg për ta goditur ishullin amerikan, Guam, nëse do të merrte trajektore tjetër, raporton televizioni BBC.

Kjo është hera e parë që Koreja Veriore lëshon raketë mbi territorin e Japonisë që nga viti 2017. Ky veprim e detyroi Japoninë që të lëshonte paralajmërim për disa qytetarë që të strehohen.

OKB-ja ia ka ndaluar Koresë Veriore testimin e armëve balistike dhe bërthamore. Hedhja e raketave në drejtim ose mbi territorin e vendeve të tjera pa paralajmërim ose konsultim bie ndesh me normat ndërkombëtare.

Shumica e shteteve e shmangin plotësisht testimin e tillë, sepse lehtësisht mund të cilësohet gabimisht si sulm. Edhe pse nuk është gjë aq e madhe sa testimi i armëve bërthamore, hedhja e raketave balistike mund të cilësohet shumë provokuese.

Zyrtarët japonezë thanë se raketa balistike me rreze të mesme ra në Oqeanin Paqësor, larg Japonisë, dhe nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar./Nacionale

Lajme të ngjashme