Koreja e Jugut njofton pako 19-miliardëshe për industrinë e çipave - NACIONALE

Koreja e Jugut njofton pako 19-miliardëshe për industrinë e çipave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Koreja e Jugut njoftoi të enjten një pako mbështetëse prej 19 miliardë dollarësh për biznesin e çipave, duke e përmendur nevojën për të qenë në nivel në fusha si dizajnimi i çipave dhe prodhimi i kontraktuar në kohën e një “lufte të plotë” në tregun global të gjysmëpërçuesve.

Ky shtet, ku ndodhen disa prej prodhuesve kryesorë botërorë të çipave si “Samsung Electronics” dhe “SK Hynix”, ka mbetur prapa disa rivalëve në fusha si dizajnimi i çipave, raporton agjencia “Reuters”.

Disa shtete përreth botës, nga Kina në ShBA, kanë ndarë dhjetëra miliarda dollar përmes granteve e mënyrave të tjera të mbështetjes për sektorët e tyre të çipave.

Lajme të ngjashme