“Kontrata iu ka skaduar”: Punëtoret e Kuvendit nuk lejohen të hyjnë në ndërtesë
Vazhdon të mos ketë asnjë zgjidhje për punëtoret e pastrimit të Kuvendit që janë në protestë tash e disa javë.
Së fundmi, Kuvendi ka nënshkruar kontratën e re me të njëjtën kompani, për të cilën punëtoret kanë shprehur pakënaqësi.
Sipas kryetarit të Sindikatës, Jusuf Azemi, punëtoret nuk po lejohet të hyjnë brenda, pasi kontratat e tyre kanë skaduar, dhe firma ka gjetur punëtore të tjera.
Greva e punëtoreve po vazhdon jashtë objektit.