Kontrata e Gani Jakupit, Tahiri: Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është hipokrizi - NACIONALE

Kontrata e Gani Jakupit, Tahiri: Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është hipokrizi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikua Qeverinë Kurti për angazhimin si ekspert i jashtëm të Gani Jakupit, i cili kompozohet nga shteti i Kosovës me 7 mijë e 500 euro në muaj.

Ai ka vlerësuar se hështja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik.

Një qeveri e cila pretendon që angazhohet për barazi dhe drejtësi sociale raportohet se po shpenzon 7500 euro mujore për shërbimet e një këshilltari të jashtëm politik. Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik. Folni mos shuni!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme