Kontrata e dyshimtë 60-milionëshe, Peci çuditë: Nuk e di bazën ligjore - NACIONALE

Kontrata e dyshimtë 60-milionëshe, Peci çuditë: Nuk e di bazën ligjore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Faton Peci i Guxo-s e deputet i Vetëvendosjes, në emisionin context në Atv mbrëmë i pyetur se si u bë që kompania fituese ishte regjistruar në ARBK veç pesë ditë para se të fitonte kontratë nga ministria e tij, dhe atë 60-milionëshe, ai tha se ‘nuk e di bazën ligjore’. Gazetari Lirim Mehmetaj, i cili edhe e kishte ngritur këtë çështje me publikimin e kontratës së dyshimt, ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Pecit.

E plotë:

Faton Peci: Nuk e di bazen ligjore...

Shikojeni ku e keni ministrin duke e pranuar me gojen e tij se nuk e din bazen ligjore per nje kontrate te cilen e ka nenshkruar vete.

Perkunder se kishte dalur ne nje interviste qe t'i munsesohet shperlarja, megjithate per shkak se krimi eshte jashtezakonisht i madh, e pati te pamundur te mos rreshqas nja 10 here gjate intervistes, sikur te ky rasti ketu.

Gazetari po i thote qe kompania qe e ka fituar tenderin eshte themeluar 5 dite pasi qe ka dal shpallja per kete tender. Kjo ne vetevete do te duhej te mjaftonte, per ta kuptuar secili se cfare po ndodhe.

Ky rast e kjo kontrate eshte nje nga krimet me brutale qe eshte pare pas lufte, por cuditerisht prokuroria akoma nuk ka reaguar.

Degjojeni vete.

Lajme të ngjashme