Kontrabandonte mallra, policia konfiskon një veturë në Viti
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Viti gjatë kontrollimit të një veture ka gjetur mallra të kontrabanduara.
Sipas një njoftimi në Facebook të Policisë së Kosovës, në automjet janë gjetur 40 thasë me kikirikë të papërpunuar rreth 500 kg, 15 pako me rripa të brezit, 10 pako çanta të kraharorit, 3 pako me altoparlantë –bluetooth, 1 pako me mbajtëse të telefonave në veturë, 2 pako me aroma të ndryshme (shisha) dhe mallra tjera që dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Republikës së maqedonase së Veriut.
“Njësitet e Task-Forcës operative të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje, pas pranimit të informatave nga terreni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar, kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, duke bërë prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë dhe si rezultat i kësaj është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra”, thuhet në njoftimin e Policisë.