Konstituimi i Kuvendit “vetëm kur t’i konvenon Albin Kurtit”
Pas dështimit të 32’të të Vetëvendosjes për shumicë parlamentare, juristi Ehat Miftaraj, tha se konstituimi i Kuvendit të Kosovës “është në dorë të Albin Kurtit”.
Por, ky konstituim ndodh “kur i konveon Albin Kurtit”, tha ai.
Postimi i plotë:
Konstituimi i Kuvendit është në dorë të Albin Kurtit.
Nëse i njejti e vendos vetëm pak interesin e Kosovës para egos dhe interesave personale dhe partiake, e ndryshon kandidatin për Kryeparlamentar dhe i ka votat për konstituimin e Kuvendit.
Konstituimi i Kuvendit i hap rrugë formimit të qeverisë për të cilen vet deputeti Kurti dhe LVV thonë se i kanë votat.
Sigurisht se konstituimi i Kuvendit do të ndodh në një fazë të mëvonshme kur i konvenon Albinit dhe LVV. Deri atëherë do vazhdon cirku dhe shkelja e Kushtetutes dhe rregullave nga Avni Dehari.