Konjufca: U shokuam me pamjet e atentatit ndaj presidentit Trump - NACIONALE

Konjufca: U shokuam me pamjet e atentatit ndaj presidentit Trump

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donlad Trump.

Konjufca ka thënë se atentati ndaj tij është sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik.

Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në çdo rrethanë e përballë çdo sfide që synon ta cenojë.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Sot në mëngjes u shokuam me pamjet e atentatit ndaj Presidentit Trump.

Ky atentat është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik. Falë Zotit dhe institucioneve të sigurisë, Presidenti Trump i shpëtoi këtij sulmi, ndërsa Amerika sot ka nevojë për bashkim rreth vlerave të saj fundamentale të lirive qytetare dhe politike.

Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në çdo rrethanë e përballë çdo sfide që synon ta cenojë.

Lajme të ngjashme