Konjufca tallet pak me LDK-në: Kryeministri e ka privilegjuar pak
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ironizuar pak me LDK-në lidhur me ftesën e Abdixhikut për takim.
Konjufca ka thënë se Kurti e ka privilegjuar pak LDK-në.
“Vetëvendosja ka pasur pozicionin transparent gjatë zgjedhjeve. Ne kemi thënë synimi bazik, nuk kemi thënë të hyjmë me LDK-në, apo me AAK-në, apo me PDK-në. Ne kemi qenë transparent, qëllimi ka qenë qeverisje siç e kemi, mundësisht pa partitë tjera opozitare. Pastaj e merr rezultatin e zgjedhjeve dhe e sheh që nuk e ke mbërri këtë qëllim. Pastaj e modifikon rrugën. Nuk është kurrfarë mëkati kjo në demokraci. E vendos një qëllim, e kemi pasur 500 mijë vota, tash është skenar tjetër, skenar B. Rasti më normal i mundshëm. Prej fillimit kemi thënë qëllimi është ta bëjmë vetëm. Mua nuk po më duket e mundshme kjo. I bie që ata kanë qenë pjesë e koalicionit, dhe pyetja elementare që ua bënë kryeministri, a janë të gatshëm të vazhdojnë. Së pari duhet të sigurohesh me ata që ke qenë, nëse nuk janë, ka skenarë të tjera. Pse të spekulojmë. Qasja e kryeministrit ka qenë të shkohet me rend, e ka zgjedhur LDK-në, të parës. Kjo me thënë të drejtën, është privilegjuese”, tha ai.